Në Shkodër, 1600 vaksinime/ Në 7 ditë janë vaksinuar mjekë nga Shkodra, Lezha dhe Kukësi
23/02/2021 15:17
Mbi 1600 persona kanë marre vaksinën brenda 7 ditëve të para të fushatës se vaksinimit që është shtrirë edhe në Shkodër.
Mosha e tretë e shtëpive të të moshuarve shtetërore dhe private, bluzat e bardha dhe personeli i spitaleve rajonale të Shkodrës, Lezhës dhe spitalet bashkiake e kanë kryer ketë proces ndërsa tani po vaksinohen mjeket dhe infermieret e qendrave shëndetësore.
Faza e parë e vaksinimit të bluzave të bardha të qarqeve Shkodër, Lezhe dhe Kukës është drejt fundit.
Momentalisht po punohet edhe për përfundimin e listave të të moshuarve që janë hartuar në bashkëpunim me qendrat shëndetësore të çdo njësie vendore dhe në ditët në vijim pritet të nisë vaksinimi i tyre.
Top Channel