Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës ku një 21-vjeçar, i cili po drejtonte motoçikletën goditi një të moshuar dhe u larguar nga vendi i ngjarjes.
72-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen e të riut dhe e shoqëruan në ambientet e policisë për të kryer veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon ende për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Më datë 23.02.2021, në orën 13:45, në lagjen nr.13, Durrës, një motoçikletë me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasen H. Xh., 72 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pasi kanë bërë të mundur kapjen e drejtuesit të motoçikletës, kanë shoqëruar shtetasin F. T., në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel