Masakër në një shkollë në Kanada, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur. Autori dyshohet se është vetëvrarë
Presidenca ka reaguar pas mesazhit në “Twitter” të kryeministrit Edi Rama, për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani, i cili u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 12 kampionët në luftën ndaj korrupsionit.
Në një shkrim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi e ka cilësuar kryeministrin si “faqezi” duke shtuar see: “Ramaforma do të ngordhë më 25 prill me 3 milionë shpulla dhe shkelma të shqiptarëve!”.
Postimi i plotë:
“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!”.
Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin si një nga 12 personalitete në botë në luftën anti-korrupsionit, ka reaguar menjëherë edhe presidenti Ilir Meta. Ai ka publikuar një foto me disa mbështetës të tij, ndërsa sulmon ndërkombëtarët.
“25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare”, shkruan Meta.

Konflikti i Ilir Metës me Ardian Dvoranin ka qenë tepër i fortë as sa përfundoi me kallëzim në SPAK nga presidenti për shkak të përplasjeve për plotësimin e Kushtetutës. Vlerësimi i DASH vjen si një ‘shuplakë ” për Metën, pasi Dvorani ishte i vetmi gjykatës që u shpreh kundër Metës në procesin e skandalit të video-përgjimit të Dritan Priftit.
Top Channel