Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, deklaroi sot se numri i rasteve të varianteve të reja të koronavirusit në të gjithë Britaninë e Madhe ka shënuar rënie të papritur dhe sugjeroi se kjo do të thotë që masat në kufi po funksionojnë.
“Gjatë javës së fundit apo më shumë, ka pasur dhjetëra raste të tilla, që është shumë më pak sesa ishte disa javë më parë”, tha Hancock për Sky News.
Sipas tij, masat shtesë që po merren në kufi po funksionojnë, raporton gazeta britanike “Guardian”.
Sa i përket shqyrtimit të udhëtimeve ndërkombëtare, ato do të shqyrtohen në ndikimin e vaksinës në variante të reja të koronavirusit nga Afrika e Jugut dhe Brazili.
“Nëse vaksina funksionon mirë kundër tyre, atëherë ne mund të jemi shumë më të relaksuar për sa i përket udhëtimeve ndërkombëtare,” tha Hancock.
Top Channel