Gjykata , ka liruar nga qelia infermieren e ‘Shefqet Ndroqit’, Sidorela Cela dhe sanitaren Rukije Hoxhën, për të cilat ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë që për Mira Bushin dhe Sheqerie Koci gjykata ka vendosur mospranim ankimi për sa i përket masës së sigurisë.
Infermieret Sheqerije Koçi, Mira Bushi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë ankimuar vendimin e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit.
Ato akuzohen për bashkëpunim me sanitaren e arrestuar më parë Tire Alldervishi, ku kjo e fundit u denoncua për shkak se merrte shuma të mëdha parash nga e bija e një pacienteje të sëmurë me covid.
Tire Alldërvishi, ndodhet pas hekurave, ndërsa hetimet e prokurorisë zbuluan se pjesë e skemës së korrupsionit ishin dhe 3 infermiere e një sanitare tjetër, të cilat u vunë në pranga.
Top Channel