
Një ambient në fshatin Gurras që dikur ka funksionuar si repart ushtarak është kthyer nga bashkia e Pogradecit në strehe për qentë e rrugës, që mbahen në kushte të papërshtatshme.
Pak ditë më parë disa kafshe u lanë të ngordhin urie dhe u hodhën në një kanal ne afërsi te këtij reparti. Kete e pohon edhe ish- punonjësi që ishte caktuar nga bashkia për ti grumbulluar dhe kujdesur për keto kafshe, ndërsa akuzon bashkine se nuk ka siguruar ushqim te mjaftueshëm për mbijetesën e tyre.
Nga ana tjetër, Bashkia e Pogradecit ka bere një kallëzim në prokurori duke kërkuar gjetjen e personave përgjegjës për këtë akt duke ngritur akuzën per dy vepra penale, por nuk jep asnjë shpjegim sesi kafshët u lanë te ngordhin urie.
Top Channel