Përplasen Rama dhe Meta/ Replika në distancë për zgjedhjet dhe “mendtë e kokës”
22/02/2021 19:47
Vlora kthehet në barut ndezës për sherrin e radhës mes kryeministrit Rama dhe presidentit Ilir Meta.
Debati në distancë Rama – Meta vijojnë duke përdorur nga të dy në forma të ndryshme fjalët “trutë e kokës”.
Rama: Veprimtaria ilegale e Metës është në sytë e të gjithëve Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës por praktikisht nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës.
Meta: Unë do t’i kërkoj parlamentit të ardhshëm të miratoj një ligj të kontrollohen të gjithë nga trutë që nga presidenti etj.
Ndërkohë që 25 Prilli po afron presidenti dhe kryeministri e shikojnë në këndvështrime thellësisht të ndryshme.
Top Channel