Pacientët shqiptarë me Covid 19 që zgjedhin spitalet e Kosovës, mjeku: Përtej përgjegjësive profesionale, nuk harrojmë ndihmën që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë luftës…

22/02/2021 09:13

Shqiptarët e Bajram Currit dhe qyteteve të tjera në veri zgjedhin të marrin kurim kryesisht në spitalet e Gjakovës dhe Prizrenit.

Drejtori i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdiaj thotë se arsyeja kryesore është për shkak të afërsisë. “Shqiptarët e Bajram Currit, Krumës, Tropojës, Kukësit kanë marrë mjekim në spitalin tonë që prej 20 vitesh, janë vetëm 30 minuta larg. Kështu që kanë krijuar besim ndaj mjekëve këtu dhe kanë zgjedhur që edhe trajtimin e koronavirusit ta marrim në këtë spital“.

Ai thotë se për momentin janë 18 pacientë nga Shqipëria, të infektuar me Covid 19, të shtruar në spitalin e Prizrenit. Shton se besimi ndaj mjekëve, ka bërë që në këtë spital të vijnë pacientë nga gjithë Shqipëria.
Ka pacientë edhe nga juglindja, Shqipëria e mesme kanë ardhur për shkak të besimit që kanë ndaj mjekëve të Prizrenit
Përtej përgjegjësive profesionale, nuk mund të fshihet nga mendja ndihma që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë luftës. Kjo është përtej ndihmës profesionale. Jemi të gatshëm gjithmonë të ndihmojmë“.

Edhe në spitalin e Gjakovës është e njëjta situatë. Drejtori i spitalit, Hilmi Shala thotë se pacientët nga Shqipëria “kanë marrë shërbim mjekësor prej 20 vitesh, kjo la ndikuar që të vijnë edhe kur konfirmohen pozitivë me Covid“. Mjeku thotë se situata në spitalin covid të Gjakovës është e stabilizuar, me 30% të shtretërve të ezauruar.

Ai sqaron se vizita e të afërmve është rreptësisht e ndaluar, por “kur kemi parë se vizita e një të afërmi ndikon pozitivisht me masa mbrojtës e kemi lejuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA