“Nikaja”/ Qyteti antik 2500 vjeçar në Mallakastrën i lënë në harresë, gurët e lashtë drejtë shkatërrimit

22/02/2021 10:50

“Nikaja”,  qyteti antik 2500 vjeçar në Mallakastrën e sipërme, është lënë në harresë. Ndonëse është krijuar një shekull përpara qytetit antik të Bylisit, dhe ndodhet vetëm 1.5 km larg tij, ai është krejtësisht i braktisur.

Për herë të fundit këtu janë kryer gërmime rreth 50 vite më parë. Qyteti po shkatërrohet pasi gurët e tij  përdoren nga banorët e zonës për ndërtimin e shtëpive. Sipas historianëve, “Nikaja” është krijuar në shekullin V para Krishtit dhe kishte një sipërfaqe prej 18 hektarësh.

Ilirjan Gjika historian: Sipërfaqja e pamjaftueshme e qytetit antik “Nikajës” bëri që shumë pranë të krijohej qyteti antik i “Bylisit”, i cili ishte dy herë më i madh. E ndërsa Bylisi mund të vizitohet nga turistët, në “Nikaja” është shumë vështirë të shkohet për shkak të vështirësisë së rrugës

“Nikaja” dhe “Bylisi” janë dy qytete antike shumë pranë njeri tjetrit, të cilët  mund të shfrytëzohen nga turistët vendas dhe të huaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA