“Do kisha vaksinuar nënën time, por nuk dal dot nga sistemi”, Brataj tregon përpjekjet për të siguruar vaksina të tjera

22/02/2021 22:34

Procesi i vaksinimit ndaj personaliteteve dhe të moshuarve mbi 80 vjeç kanë shkaktuar debate në emisionin “Open” gjatë ditës së sotme.

Ndërsa analisti Bushati theksonte se mësuesit nuk do të vaksinohen se nuk del llogaria, Brataj ndërhyri për të theksuar se po bëhet përpjekje maksimale për marrëveshje.

Më pas përmendi rastin e vetes dhe të nënës së tij duke thënë se do të donte që ta vaksinonte pasi e di sa e rëndë është sëmundja, por po pret radhën.

Bushati: Çdo mësues në shtëpinë e tij është i bindur e di që nuk do të vaksinohet. Nuk del llogaria, deri në korrik 40 mijë ke me Pfizer, kaq e thjeshtë është.

Brataj: Nuk është e thjeshtë fare se në këtë botë bëhen përpjekje me vaksina të tjera që mund të dalin në pak kohë. Ka kërkesë të madhe se kur doli Pfizer, thanë shyqyr o zot, pastaj thanë AstraZeneca, Moderna e të tjera. Po bëhet përpjekje maksimale për marrëveshje. Tani i bie që çdo qeveri duhet të dalë çdo mëngjes të thojë që do bëj 5 vaksina sot. Kryeministri bën punën e vet, institucionet bëjnë punën e tyre.

Koni: Vaksinat bëjnë punën e tyre çdo ditë. Nëse do isha unë, vaksinat do i kisha bërë me short.

Brataj: Do të vazhdojë vaksinimi si në fillim, do të vazhdoj i stafit mjekësor, tani vazhdon i mbi 80 vjeçarëve. Po të ishte ashtu, do kisha bërë nënën time 86 vjeçe, nuk dal dot nga sistemi, po pres radhën. Kam qenë ndër të parët që e kanë kaluar, kam qenë në gjendje të rëndë.

Hila: Edhe ne kemi frikë, sa kollitemi pak themi bobo e morëm prapë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA