Thuhet se flokët tanë kanë tendencë të rriten 0.5 deri në 1.7 centimetra çdo muaj. Ndërsa ne synojmë flokët e shëndetshëm, disa faktorë të jashtëm i dëmtojnë ata.
Duke marrë parasysh që flokët kërkojnë kujdes të veçantë, nganjëherë mund t’i dëmtojmë duke i modeluar gabimisht. Nëse po përpiqeni të rrisni flokët, duhet të hiqni dorë ose të krijoni më rallë këto modele:
Flokët bisht- Bishtat e hijshëm mund të na japin një pamje elegante, por sigurisht që shkaktojnë një dhimbje koke pas disa kohësh. Tërheqja e flokët prapa për t’i lidhur, shkakton dëmtime në rrënjët e flokëve tuaj dhe mund të shkaktojë humbje të flokëve ose probleme me rritjen e tyre.
Flokë të kapur në mënyrë të çrregullt gjatë gjumit. Po kërkoni valë të lezetshme ose flokë të zbutur në mëngjes? Ju mund të keni provuar të lidhni flokët gjatë natës për të arritur rezultate të tilla, por kini kujdes, ky mund të mos jetë një zakon i shëndetshëm. Ju mund të përjetoni humbje të flokëve për shkak të fijeve që tërhiqen vazhdimisht në gjumë.
Flokë të lagur- Nëse i keni lidhur flokët ndonjëherë ndërsa ishin të lagur dhe më pas keni provuar të hiqni lidhësen për të liruar flokët, me siguri keni përjetuar këputje. Kjo sepse flokët e lagur dëmtohen më lehtë në krahasim me flokët e thatë. Në këto raste, gjithmonë lini flokët tuaj të thahen më parë para se t’i rregulloni ato në çdo stil që dëshironi.
Gërsheta afër rrënjëve- Edhe pse këto modele flokësh duken bukur, ekziston një problem. Kjo teknikë bën që kutikulat e flokëve tuaj të zhvishen, duke çuar në flokë të djegur, të thyer dhe të dëmtuar.
Drejtimi i shpeshtë i flokëve- Nëse i drejtoni flokët çdo ditë ose përdorni instrumente ngrohje, të tilla si hekuri i sheshtë, ka shumë të ngjarë që ju të prishni cilësinë e flokëve tuaj. Drejtimi i vazhdueshëm i flokëve pa qenë shumë të kujdesshme dëmton rëndë flokët. Është e rëndësishme të përdorni krem ose vaj që mbron flokët nga nxehtësia.
Vendosja e syzeve të diellit në kokë- Po kaloni shumë mirë në një ditë me diell dhe duhet të hyni në një ndërtesë. Por në vend që t’i vendosni syzet e diellit në kutinë e tyre, ju i vendosni në kokë. Edhe pse mund të mendoni se kjo është e padëmshme, mbajtja e syzeve në këtë mënyrë mund të shkaktojë këputjem e flokëve për shkak të ngatërrimit.
Dekolorimi i rrënjëve- Rrënjët e flokëve të zbardhura dhe me ngjyra ju japin një pamje të re dhe interesante. Por e keqja për këtë është se agjentët kimikë mund të dëmtojnë flokët. Nëse keni plane për të marrë këtë pamje, sigurohuni që të konsultoheni me një profesionist për të kuptuar rreziqet që mund të keni.
Top Channel