Brataj: Format e reja të koronavirusit mund të shkaktojnë komplikacione dhe në javën e tretë

22/02/2021 23:01

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka komentuar në “Open” faktin që një 18-vjeçar humbi jetën ditën e sotme nga koronavirusi.

Brataj theksoi se gjenetika luan rol të madh ndërsa po qarkullojnë fjalë që në spitale “vdes” dhe njerëzit shkojnë në gjendje të rëndë me 70% të mushkërive të prekura, kur askush nuk mund të bëjë asgjë për ta.

“Çdo humbje jete është fatkeqësi, por ka pasur dhe fëmijë në botë. Mosha është e lidhur me shumë faktor. Duke parë dhe faktin që prindi është i sëmurë, gjenetika luan rol të madh. Po kriminalizohen dhe spitalet “aty vdes” dhe kur vjen me 70% të mushkërisë të prekur, nuk ke çfarë t’i bësh. Sheh që kanë nxjerrë dhe jashtë funksioni mëlçinë dhe thonë që nuk kanë marrë asgjë”, tha Brataj.

Sa i përket mënyrës së trajtimit, Brataj tha se terapia duhet të merret nëpërmjet analizat e gjakut ndërsa me format e reja të virusit ndodh që komplikacionet të vazhdojnë deri në javën e tretë.

“Në momentin, pas javës së parë, nëse vazhdon aty është momenti i një terapie, jo agresive por në bazë të dhënave të analizave të gjakut. Mund të marrësh antibiotikë, por nga goja dhe format e reja thonë që mund të ketë dhe në javën e tretë komplikacionet. Unë kam parë shumë pacientë që kanë përfunduar në fatalitet dhe ka të tjerë që deri në ditën 16 kanë marrë vetëm paracetamolë dhe vitamina”, tha Brataj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA