Pandemia tregon se njerëzit në të gjithë botën janë të ndikueshëm nga lajmet e rreme dhe teoritë e konspiracionit.
Por cilat janë arsyet psikologjike për këtë? Dhe a ka njerëz që janë më të prirur për këtë se të tjerët? Jacqueline F. ra pre e një lajmi të rremë në Instagram në vitin 2019.
Oficerët e policisë keqtrajtuan dhe varën protestuesit në stacionet e metrosë në Kili, sipas një fotografie të një artikulli gazete, që u shpërnda në Instagram. Në atë kohë, kilianët protestuan kundër rritjes së çmimeve të biletave të metrosë. “Unë isha plotësisht e tronditur dhe mendova: ‘Çfarë po bëjnë policët?’”, thotë Jacqueline F. duke hedhur vështrimin pas. Ajo ra aksidentalisht pre e një lajmi të rremë – të tjerët duan t’i besojnë dezinformimin dhe teoritë e konspiracionit.
“Kjo varet nga preferencat e mia”, shpjegon studiuesi i konfliktit Andreas Zick, “unë besoj në mitet konspirative kur kam paraprakisht qëndrime ose stereotipe të caktuara negative.” Stereotipe negative mund të jenë, për shembull, policia, qeveria ose edhe aktivistët në luftë kundër ndryshimit të klimës. Frika luan një rol të madh në këtë mes, thotë pedagogu i psikologjisë Andreas Kappes nga City University në Londër.
Ndërsa ekspertë të tjerë mendojnë se aftësia për të bërë dallimin midis burimeve të mira dhe të këqija luan një rol të rëndësishëm. Mjaft njerëz sipas tyre ,sot janë të prirur të besojnë njësoj si shkencëtarët, ashtu edhe një video që e shohin në Youtube. Një faktor nxitës gjatë pandemisë është edhe mërzia. Papritmas njerëzit kanë më shumë kohë të shohin në internet një numër të ndryshëm faqesh e grupesh dhe kështu duket sikur i përkasin një komuniteti e nuk janë vetëm.
Top Channel