Rusisë i shtrëngohet laku/ Vjena kërkon sanksione për shkak të Navalnyt

21/02/2021 14:14

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg pret që Bashkimi Evropian të miratojë sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të rastit të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Një hap i tillë mund të merret kur të takohen ministrat e BE-së për Punë të Jashtme të hënën, deklaroi ai për të përditshmen gjermane, Welt am Sonntag.“Ne do të diskutojmë në Këshillin për Çështje të Jashtme veprimet e duhura për rastin e Navalnyt”, u shpreh  Schallenberg. Masat e përmendura prej tij mund të përfshijnë shenjestrimin e individëve dhe organizatave të caktuara sipas mekanizimit rishtazi nga BE-ja për ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut. Schallenberg e bëri të qartë se pret “mbështetje” për sanksione nga 27 vendet e BE-së, edhe pse shtoi se  sanksionet duhet të jenë të menduara mirë dhe të kenë bazë ligjore.

Ai ka theksuar se shumë persona kanë nisur raste nëpër gjykata, ashtu që të hiqen nga lista e sanksioneve të BE-së, në mungesë të të dhënave të mjaftueshme. Apelet e Navalnyt janë hedhur poshtë në dy raste të ndryshme të shtunën.Në rastin e parë, gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e tij për lirim nga burgu, por ia ka shkurtuar kohën e burgimit për gjashtë javë, përkatësisht në dy vjet e gjysmë. Më pas më vonë gjatë ditës, u ndeshkua dhe me nje gjobe te madhe për fyerje të një veterani të Luftës së Dytë Botërore.Të dyja proceset gjyqësore konsiderohen si të motivuara politikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA