Në Meksikë e njohin si “La Pascualita”; është një manekin që zbukuron prej gati një shekulli vitrinën e një dyqani nusesh në Chihuahua, e që ndonëse vendasit e njohin mirë, këto 30 vitet e fundi ka marrë famë edhe nëpër botë për shkak të legjendës së çuditshme urbane që lidhet me të.
La Pascualita tërhoqi vëmendjen që në momentin kur u shfaq në 25 mars 1930. Kishte diçka tek manikini që i tërhiqte shumë njerëzit, të cilët e kalonin sakaq thuajse pa vënë fustanin e nuses që ai duhet të reklamonte. Fytyra e tij e jashtëzakonshme, sytë, flokët e vërteta, gjithçka e bënte të dukej shumë real. Por elementi që i ka lënë të gjithë pa fjalë, edhe më skeptikët, janë duart. Ato zor të mendohen si duart e një manekini e jo të një njeriu, dhe vajza që I ndërron sot fustanin dy herë në javë, thotë se `kukulla` ka dhe vena varikoze në këmbë. Çfarë ky manekin i çuditshëm?
Vendasit në 1930-tën e patën të pamundur të mos vërenin ngjashmërinë e jashtëzakonshme fizike të tij me vajzën e pronares së atëhershme të dyqanit, Pascuala Esparza e cila kishte ndërruar jetë vetëm pak përpara se të shfaqej manekini, e pickuar për vdekje nga një vejushë e zezë në ditën e saj të dasmës. Njerëzit ende dhe sot i mundon pyetja nëse bëhet fjalë për një manikin, apo nëse është trupi i balsamosur i vajzës së re, i ruajtur në gjendje perfekte. A mund të zgjasë balsamosja 90 vjet? Ekspertët sjellin shembullin e trupit të Leninit, që gjendet ende dhe sot në një mauzole në sheshin e kuq të Moskës, si dhe atë të vogelushes italiane Rosalia Lombardo që vdiq në 1920-tën nga pneumonia per shkak te gripit spanjoll.I ati vendosi ta balsamonte dhe trupi i vajzes sot është ne gjendje perfekte.
Top Channel