‘Luftë civile’ në Bruksel/ Komisioni Europian ‘hedh në gjyq’ Gjermaninë

21/02/2021 14:33

Komisioni Europian paraqiti një ankesë kundër Gjermanisë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë me akuzën se shteti i fuqishëm anëtar i bllokut ka dështuar të prodhojë plane mbrojtjeje për të paktën 4000 zona mjedisore në rrezik.

Gjermania ende nuk ka caktuar një numër të konsiderueshëm rajonesh si zona të veçanta të mbrojtura, sipas deklaratës së Komisionit.

“Komisioni e dha një paralajmërim zyrtar në 2015-tën dhe pas diskutimeve me autoritetet gjermane, dërgoi dhe një njoftim formal shtesë në vitin 2019, I cili u pasua nga një tjetër shkresë shkurtin e 2020-tës. Sipas informacioneve më të fundit të siguruara nga autoritetet, Gjermania është ende duke dështuar të përcaktojë një numër të konsiderueshëm zonash natyrore si të mbrojtura. Kjo ka një ndikim të rëndësishëm në cilësinë dhe efektivitetin e masave të marra në këtë drejtim. Për këtë arsye, Komisioni po e referon Gjermaninë pranë Gjykatës europiane të drejtësisë,”- thuhej në deklaratë.

Daily Express shkruan se Gjermania u kritikua veçanërisht për dështimin në zbatimin e Direktivës së Florës-Faunës, për ruajtjen e habitateve natyrore dhe mbrojtjen e kafshëve e bimëve të egra. Një tjetër pikë e sulmuar fort ishte përcaktimi i zonave të mbrojtura me qëllim mbrojtjen ose rivendosjen e popullatës së specieve te ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA