Serbi/ 15 të vdekur dhe rreth 2500 raste të reja me COVID në 24 orë
20/02/2021 22:08
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 15 persona nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 2.442 raste të reja me këtë virus.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 4.321, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 434.122.
Aktualisht janë hospitalizuar 3.523 persona, ndërsa 153 persona janë në respiratorë. Nga dje, 11.649 persona janë testuar, duke e çuar në 2.835.856 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.
Top Channel