Industria e duhanit paguan miliarda ‘influencuesit’ e Youtube për shitjen e produkteve të nikotinës

20/02/2021 21:53

Teksa industria e duhanit nuk ka më fitimet e disa dekadave më parë, ajo ka varur shpresat e saj te më të rinjtë për shijten e produkteve moderne si cigaret elektronike apo tabletat e nikotinës.

Teksa i buzëqesh ftohtë rreth 50,000 ndjekësve të saj në rrjetin TikTok, një vajzë e re me fytyrë të freskët nga Pakistani fut në gojë tabletën e saj të nikotinës, teksa në sfond dëgjohen këngët më të preferuara të momentit.

Por edhe 3,000 milje larg në Suedi, një tjetër “yll i ri” i mediave sociale pozon për kamerat dhe bën të njëjtën gjë, duke marrë produktin e prodhuar nga e njëjta kompani “British American Tobacco”.

Kritikët thonë se video të tilla që bëhen ‘virale’ ose ndryshe shumë të shikuara në rrjet, janë një pasojë e shtytjes globale kundër konsumit të duhanit, dhe si rrjedhojë e ‘rekrutimit’ të konsumatorëve të rinj te nikotinës për të ardhmen.

Fushata agresive të publicistikës së gjigandit British American Tobacco raportohet se po shpenzon më shumë se 1 miliardë dollarë për të shfrytëzuar pëlqimin dhe popullaritetin e modelëve të rrjeteve sociale, të yjeve të muzikës apo eventeve sportive.

Sipas një raporti të Byrosë së Gazetarisë Investigative, fenomeni po tërheq të rinjtë jo-duhan-pirës, madje edhe të miturit.

Raportimet e fundit thonë se punonjës të kësaj kompanie për marrëdhëniet me publikun, ishin trazuar aq shumë nga raporti për praktikat e tyre të marketing-ut, saqë kishin ofruar rryshfet për informacione të brendshme.

Kompania e duhanit thotë se tashmë krijon produkte që ndihmojnë të rinjtë duhan-pirës të kalojnë në alternativa të pak të dëmshme. Por ajo thotë se deri në vitin 2023, kërkon të ketë në të gjithë botën 500 milionë konsumatorë nikotike, që do të shpenzojnë 150 milionë dollarë çdo vit për produktet e saj.

Disa shifra të publikuara javën e shkuar tregonin se British American Tobacco kishte një fitim vjetor pas taksave prej rreth 10 miliardë dollarë nga produktet jo-me-djegie. Madje gjatë pandemisë numri i klientëve të saj ishte rritur 3 milionë në 13.5 milionë, prej produkteve të nikotionës.

Në SHBA dhe Evropë kompania u thotë enteve rregullatore se ndihmon duhnapirësit të zëvendësojnë cigaret me alternativa, por ajo duket qartë se kërkon vetëm të shtojë numrin e konsumatorëve të nikotinës dhe jo të ndihmojë njerëzit të lënë duhanin.

FOTO GALERI
1/3
Influencuesja minorene suedeze qe reklamon tabletat e nikotines

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA