SHBA kthehet në paktin e klimës/ Kishte dalë prej marrëveshjes me vendim të presidentit Trump

19/02/2021 15:25

Vetëm një muaj pasi Joe Biden mori zyrtarisht detyrën si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Washingtoni i është ribashkuar Marrëveshjes së Parisit për klimën.

Hapi i tij është përshëndetur nga liderët botërorë që theksojnë se tani fokusi do të jetë tek planet e SHBA-së për të zvogëluar nivelet e gazrave serrë, në përpjekje për të luftuar ngrohjen globale.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për klimën, John Kerry së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutterres do të marrin pjesë në hapjen e Samitit për angazhim global, për të shënuar edhe rikthimin e SHBA-së në këtë marrëveshje.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi në 2017-tën se Amerika do të tërhiqej nga marrëveshja, me argumentin pjesëmarrja në të, sillte disavantazhe ekonomike.

Vendimi për t’iu bashkuar marrëveshjes shihet si mundësi për SHBA-në që të ketë një qasje më të unifikuar ndaj ndryshimeve klimatike. Administrata Biden tha se do të njoftojë për synimet e saj për zvogëlimin e emetimeve në Ditën e Tokës në muajin prill. Mbi 120 shtete janë zotuar se deri në mesin e këtij shekulli do të kenë zero emetime të karbonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA