SHBA i bashkohet Covax/ Biden, miliarda dollarë për vaksinimin e vendeve të varfra

19/02/2021 12:31

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden është angazhuar të ofrojë 4 miliardë dollarë për programin e vaksinimit kundër koronavirusit për vendet më të varfra.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA-ja do t’i japë menjëherë dy miliardë dollarë për programin ndërkombëtar COVAX, ndërsa dy miliardat e mbetur do të jepen gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

COVAX është një projekt global për blerjen dhe shpërndarjen vaksinave për së paku 20 për qind të popullatës së rrezikuar në secilin vend.Plani është hartuar në mënyrë që ti mundësojë  vendeve të varfra të arrijnë hapin në vaksinim, përballë vendeve të pasura. Organizata ndërkombëtare kundër varfërisë One Campaign tha në një raport të publikuar sot, se vendet e pasura janë duke siguruar mbi një miliard vaksina më shumë, sesa u duhen.

Kjo, sipas organizatës, do të bëjë që kombet e varfra të luftojnë për furnizimet e mbetura.Organizata, me seli në Uashington, u bëri thirrje vendeve të pasura, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, që t’i shpërndajnë dozat e tepërta. Koronavirusi ka prekur së paku 110 milionë njerëz në të gjithë botën.Prej tyre, mbi 2.4 milionë kanë vdekur, ndërsa mbi 62 milionë janë shëruar.Vaksinimi i rreth 70 për qind të popullatës shihet si mënyrë për mposhtjen e virusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA