Një vajzë është bërë protestuesja e parë që vdiq në demonstratat në Mianmar pasi u qëllua në kokë javën e kaluar.
Mya Thwe Thwe Khaing u plagos dy ditë para ditëlindjes së saj të 20-të kur policia u përpoq të shpërndajë protestuesit.
Një imazh i protestueses, pasi u qëllua u shpërnda gjerësisht dhe vdekja e saj ka shkaktuar zemërim të mëtejshëm kundër autoriteteve.
Mianmari ka parë shumë ditë protestash pas një grushti shteti ushtarak i cili përmbysi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.
Policia ka mohuar përdorimin e forcës në tubimin në kryeqytetin Nay Pyi Taw në 9 Shkurt, por mjekët kanë thënë se dy protestues të tjerë po ashtu u dhunuan.
Autoritetet thonë se do të hetojnë rastin.
Protestuesit mbushën rrugët e kryeqytetit Naypyitaw, qytetit të dytë më të madh të vendit Mandalay si dhe qytetit Yangon, ku pjesmarrja ishte ndër më të mëdhatë që nga marrja e pushtetit me dhunë nga ushtria.
Një numër i madh njerëzish nga të gjitha sferat e jetës private dhe publike morën pjesë në demonstratën masive kundër juntës ushtarake.
Protestuesit po ashtu vërshuan në rrugët e qytetit Mandalay, ku forcat e sigurisë i drejtuan armët rreth 1 mijë demonstruesve dhe i goditën ata me shkopinj dhe sende të tjera. Njoftimet e shtypit lokal flisnin për përdorimin e plumbave të gomës ndaj turmës, duke plagosur disa njerëz.
Top Channel