Kryeministri britanik Boris Johnson do premtojë dhurimin e vaksinave të tepërta britanike për vendet më të varfra gjatë samitit virtual të vendeve të G7 që zhvillohet këtë të premte.
Sipas burimeve qeveritare, mbi gjysma e 400 milionë vaksinave që ka siguruar Britania për 67.6 milionë banorë të saj, do ia kalojë Covax pasi shumë doza të jenë në dispozicion në momentin që e tërë popullsia e rritur do vaksinohet.
Britania e Madhe ka financuar mbi gjysëm miliardë sterlina për Covax deri më tani. Deri më sot, 17 milionë britanik janë vaksinuar dhe mendohet se me ritme akoma më të shpejta deri në javët e para të marsit të jenë imunizuar gjithë banorët mbi 50 vjec për të vazhduar me ritme më të larta për moshat 40 vjec e sipër në muajin prill.
Boris Johnson po përdor mundësinë si kryetar i G7, të vendeve më të zhvilluara, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i ri amerikan Joe Biden, për të filluar një fushatë me objektiv 100 ditor për krijimin e vaksinave të reja nëse ndonjë sëmundje e re do prekë njerëzimin, aq më tepër kur bota mësoi sot lajmin e një varianti të ri të zbuluar në Japoni.
Ky angazhim i Britanisë për dhurimin e dozave shtesë kur Lodra ka prokuruar rreth 6 herë më shumë sesa nevojat e saj është një lajm i mirë për vendet e varfra dhe me mundësira më të kufizuar në diplomacinë e vaksinës, përfshi edhe Shqipërinë dhe Kosovën.
Në këto kushte, mundet të duken të çuditshme romuzet diplomatike për angazhimin e Britanisë në proceset eurointegruese të Shqipërisë në kohën kur Britania ka dalë nga BE-ja, por do jetë akoma më i habitshëm mosshfrytëzimi i selive diplomatike respektove mes Tiranës, Prishtrinës dhe Londrës në diplomacinë e vaksinës, me një vend që ka 6 herë më shumë vaksina sesa i duhen dhe një vendi tjetër që plot krenari nuk ka kompleksin të jetë “lypsar” për të mirën shëndetësore të qytetarëve të saj.
Top Channel