Mbi 110 262 590 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në botë që prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 2 441 926 kanë humbur jetën dhe të paktën 67 666 600 persona konsiderohen sot të shëruar, sipas të dhënave të Universitetit amerikan “Johns Hopkins”.
Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e fundit janë SHBA-ja me 2 839 të vdekur, Brazili me 1 367 të vdekur dhe Meksika me 1.047 të vdekur.
SHBA-ja është vendi më i prekur në botë si për nga numri i viktimave ashtu dhe i rasteve, me 493 119 të vdekur për 27 895 990 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 243 457 të vdekur dhe 10 030 626 raste, Meksika me 178 108 të vdekur dhe 2 022 662 raste, India me 156 111 të vdekur dhe 10 963 394 raste dhe Britania e Madhe me 119 387 të vdekur dhe 4 083 242 raste.
Top Channel