Kryebashkiaku Erion Veliaju kërkoi banorëve të Njësisë 7, të mos iu besojnë partive që kandidojnë njerëz, dosjet e të cilëve janë bërë mullar në SPAK.
“Të më thuash mua tani që do vijnë në Tiranë gjithë shefat e targave dhe ta kthejmë Tiranën siç ishte, është turp i madh. Në momentin që dosja është bërë mullar në SPAK për targat dhe ti më thua mua që çunat e Bulqizës që bënë masakrën e targave do vijnë dhe do nxjerrin LSI-në fituese në Tiranë, është të fyesh inteligjencën e çdokujt që punon me punë të ndershme,” u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.
Veliaj përmendi edhe faktin skandaloz të privatizimit të fushës së Partizanit nga dhëndri i Sali Berishës.
“Imagjino të ishe për shembull në fushatë për PD dhe të duhej të shisje para publikut meritat e Jamarbër Malltezit. Ja ku jemi këtu sot, këtu ka qenë fusha e Partizanit. Si u privatizua dhe si një njeri që kishte vetëm 1/64 e pronës, mori 1/3 e të gjithë këtyre pallateve, një Zot e di. Pafytyrësia më e madhe është kur thonë “na mbyti ndërtimi në Tiranë”: domethënë, kur ndërton familja Berisha, kur ndërtojnë Bogdanët, kur ndërtojnë Tabakët, është ok ndërtimi, kur ndërton dikush tjetër është gabim…!”, deklaroi Veliaj, duke shtuar se “për sa kohë që Luli, Jamarbëri, kunati, Mona, Liri etj., kanë nga 4-5 shtëpi dhe nuk jetojnë poshtë urave, atëherë nuk ka pse kjo t’i mohohet një shqiptari tjetër që vjen aty ku janë rrogat më të larta aty dhe ku vlen prona”.
Top Channel