Pesë viktima dhe 285 raste të reja me koronavirus në Kosovë
18/02/2021 15:47
Në Kosovë u raportuan të enjten edhe 285 raste të reja me koronavirus dhe pesë viktima, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në njoftim thuhet se nga një viktimë u regjistrua në Deçan, Gjakovë, Klinë, Prishtinë dhe Suharekë.
Rastet e reja, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 3,196 mostrave.
Sipas IKSHPK-së, në 24-orëshin paraprak u konfirmuan edhe 319 pacientë si të shëruar nga koronavirusi.
Me shifrat e fundit, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 65,350, i viktimave në 1,558, ndërsa i të shëruarve në 56,974 .
Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 6,818.
Top Channel