![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/7aecc30d-2968-4a1a-84d8-fc9e21be19e4_w1023_r1_s_sd_sd-800x450.jpg)
08/02 15:50
Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka krijuar pasoja negative për të ardhurat e qytetarëve gjermanë.
Për herë të parë që nga fillimi i studimit në vitin 2007, pagat nominale ranë vitin e kaluar, njoftoi Zyra e Statistikave Wiesbaden.
Përfshirë pagesa të jashtëzakonshme, pagat bruto ishin mesatarisht 0.6 për qind më të ulëta se një vit më parë.
Në të njëjtën kohë, çmimet e konsumit u rritën me 0.5 për qind, kështu që punonjësit mbetën me rreth një për qind më pak të ardhura reale sesa në vitin 2019.
Top Channel