‘Vendimi i qeverisë në Holandë shkel të drejtën e lirisë së lëvizjes’, Gjykata rrëzon ndalimqarkullimin

17/02/2021 01:58

Ndalim qarkullimi që ishte imponuar në Holandë, muajin e kaluar, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit, duhet të revokohet menjëherë. Kjo është deklaruar nga gjykata e distriktit në Hagë, e cila ka pohuar se koalicioni qeverisës nuk ka të drejtë të përdorë fuqitë e situatës së emergjencës për të aplikuar masën kufizuese.

Në një deklaratë të shkruar, gjykata e ka përcaktuar ndalimin e qarkullimit, një shkelje të rëndë të së drejtës së lirisë së lëvizjes dhe privatësisë, që kufizon në mënyrë indirekte edhe të drejtat e lirisë së mbledhjes dhe manifestimit. Gjykata ka dalë në përfundimin se ndalim qarkullimi është imponuar duke u mbështetur tek një ligj emergjence në një kohë kur nuk ka një emergjencë akute.

Qeveria kishte zgjatur ndalim qarkullimin nga ora 21 që dëri në 4.30, deri më 2 mars, duke u mbështetur në një ligj që lejon evitimin e provesit normal legjislativ në rast emergjence.

Sidoqoftë, për gjykatën, ndalimi i qarkullimit nuk kërkonte përdorimin e procesit të përshpejtuar. Qeveria holandeze ka apeluar vendimin dhe i ka kërkuar gjykatës të pezullojë vendimin deri në seancën e apelit. Kryeministri holandez, Mark Rutte ndërkohë, ftoi holandezët të vazhdojnë të respektojnë ndalimin e qarkullimit.

Masat e ndalim qarkullimit janë përdorur gjerësisht në Evropë për të kufizuar lëvizjet. Franca ka vendosur një ndalim qarkullimi gjatë natës duke filluar nga ora 18.00 por ka hezituar të vendosë një izolim të tretë. Greqia po ashtu ka vendosur masa ndalim qarkullimi, siç kanë bërë edhe Spanja dhe Italia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA