Sheiku Nur Barud Gurhan, një nga dijetarët më të shquar fetarë në Somali, ka humbur jetën nga koronavirusi (COVID-19) në kryeqytetin Mogadishu, njoftoi një koleg i tij.
Sheiku Bashir Ahmed Salad, kreu i Shoqatës Somaleze të Ulemas, konfirmoi se Gurhan vdiq nga COVID-19 mbrëmjen e së martës.
“Unë mund të konfirmoj se sheiku ka vdekur në spitalin Demartini pasi ai u prek nga COVID-19. Ai gjithashtu vuante nga diabeti para COVID-19”, tha Salad për mediat.
Udhëheqësit kryesorë politikë gjithashtu konfirmuan vdekjen e tij dhe shprehën ngushëllime.
“Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullahi Mohamed shprehu ngushëllimet e tij për familjen, të afërmit dhe popullin e Somalisë në përgjithësi për vdekjen e Sheikut Nur Barud Gurhan. Ai ishte një nga shtyllat e Ulemave të Somalisë”, thuhet në deklaratën e Presidencës së Somalisë.
“Sheiku Nur Barud, një nga dijetarët më të njohur islamë në Somali dhe Bririn e Afrikës, i kushtoi tërë jetën e tij përhapjes dhe edukimit të njerëzve për fenë, duke mos u larguar kurrë nga dëshmia e së vërtetës në asnjë situatë”, tha kryeministri Mohamed Hussein Roble në Twitter.
Të martën, Somalia regjistroi 100 raste me COVID-19 duke e çuar totalin e rasteve në 5.373 ndërsa të paktën 9 persona humbën jetën nga koronavirusi të martën.
Numri i të vdekurve ka shkuar në 163 ndërsa numri i të shëruarve në 3.750. Këtë muaj, shkalla e infeksionit në Somali është rritur me 52 për qind.
Ministria somaleze e Shëndetësisë njoftoi të martën se po heton nëse varianti i ri i COVID-19 ka depërtuar në vendin e Bririt Afrikan./AA/
Top Channel