Mali i Zi përgatitet për kontigjentin e parë me vaksina kundër koronavirusit të cilat i vijnë si janë dhuratë nga Serbia.
Ministrja vendase e Shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojovic konfirmoi se Beogradi ka nisur 2,000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, të cilat pritet të mbërrijnë gjatë ditëve në vijim. “ Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë”, tha ajo. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic u shpreh se kishte rënë dakord me kryeministren serbe, Ana Bërnabic, mbi detajet e pranimit të vaksinave.
Abazoviq i tha gazetës “Vijesti” se “Qeveria e Malit të Zi shpreh mirënjohje të thellë për këtë gjest njerëzor”. Ministrja e Shëndetësisë njoftoi ditur se Mali i Zi pret furnizim me vaksinën ruse, e cila është siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë. Sipas saj, vendi do të furnizohet edhe me vaksinën kineze dhe të gjermano-amerikane Pfizer/BioNtech. Mali i Zi, i cili renditet i pari në rajon me 1,376 të infektuar me koronavirus për 100,000 banorë, është ndër vendet e fundit në rajon që fillon imunizimin kundër COVID-19.
Top Channel