Urim për besimtarët ortodoksë/ Metropoliti i Korçës: Nuk ka paqe, pa shëruar krizën shpirtërore!
24/12 19:48
Esat Shala ndan pamjet ekskluzive në “Shqipëria live” pasi thotë se nuk duhet harruar çfarë ka ndodhur me shqiptarët e Kosovës, nga ushtria serbe.
“Pas përfundimit të luftës, pas disa viteve, duke parë që nuk po bëhej asgjë për të vendosur drejtësinë në vend, kam bërë kërkime. Dua që të shihen këto pamje që të mos harrohet çfarë ka ndodhur. Pamjet filmike tregojnë gjithçka“, thotë Esat Shala.
Pamjet nga masakra e luftës në Kosovë i përkasin 29 janarit të vitit 1999, në mesditë. “Në video duket qartë masakra, provë më të qartë se kaq nuk ka, shteti duhet të marrë masa“, shton Esati.
Ai tregon se pamjet ia ka dorëzuar shtetit të Kosovës dhe pret drejtësi për viktimat e luftës.
Top Channel