25/11 11:26
Maqedonia e Veriut ka nisur sot procesin e vaksinimit kundër Covid-19 në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në Shkup.
Të parët në listën për të marrë dozën e parë të vaksinës do të jenë 4 mijë punonjësit e sistemit shëndetësor.
Pas mjekëve dhe infermierëve, vaksinimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 18 mijë qytetarë që janë regjistruar nëpërmjet mjekut të familjes dhe sistemit online.
Serbia dhuroi 200 mijë vaksina kineze për Maqedoninë e Veriut, ndërsa gjatë muajit mars pritet të vijnë edhe 800 mijë vaksina të kompanisë Astrazeneca.
Top Channel