Mjekët në aksion… Duke luftuar frikën nga vaksina në malet e Turqisë

17/02/2021 20:26

Doktori turk, Sergan Saracoglu, përballet me telashin e dyfishtë të shkaktuar nga një stuhi bore në male dhe frikën e banorëve përballë vaksinave, ndërsa ai i gjurmon ata me një kuti metalike të mbushur me age e shiringa.

“Ajo pati një qëndrim pozitiv”, thotë doktori pasi më në fund mundi të gjente një gjyshe 101 vjeçare në listën e tij të të moshuarve, për ti bërë vaksinën anti covid, në qytetin në juglindje të turqisë, Imamli. “Por – shton ai – ka shumë njerëz që nuk pranojnë ta marrin vaksinën”.

83 milionë banorët e Turqisë, janë të shpërndarë në vendin e pamatë, të ndarë mes Evropës dhe Azisë, dhe shumë prej tyre banojnë në terrene të vështira. Fushata e vaksinimit me Koronavac-un kinez, nisi ethshëm në mes të janarit, kur Turqia vaksinoi më shumë se gjysmë milioni njerëz vetëm në pak ditët e para.

Por ajo u ngadalësua në mënyrë të konsiderueshme kur doktorët lanë qytetet e mëdha në përpjekje për të arritur zonat e largëta.

Saracoglu dhe ekipi i tij, kanë bërë një orë rrugë, me makinën e tyre, nëpër rrugë të vështira mes maleve të mbuluara me borë, vetëm për të arritur një burrë dhe dy gra që janë pjesë e listës së tyre të personave mbi 65 vjec që duhen vaksinuar në këtë fshat.

Ata nuk mundën të gjenin burrin ndërsa dy gratë u larguan madje me vrap…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA