Kroacia pritet të jetë vendi i dytë në Bashkimin Europian, i cili jep miratimin për përdorimin e vaksinës rusë Sputnik V.
Ministri i Shëndetësisë Vili Beros lajmëroi se Kroacia ka nisur bisedimet me Moskën për mundësinë e importit e vaksinës kundër covid 19 pa pritur Bashkimin Europian.
Vili Beros: “Çdo qeveri duhet të kujdeset për shëndetin e qytetarëve të saj. Nuk është e paligjshme të kërkosh zgjidhje edhe jashtë Bashkimit Evropian, veçanërisht nëse ka një vonesë në dërgesat brenda kornizës së BE”.
Qeveria kroate i ka kërkuar rregullatorit të barnave të marrin informacionin e duhur mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës për të nisur sa më parë aplikimin e saj. Hungaria ishte shteti i parë në Bashkimin Evropian që i dha miratimin vaksinës ruse dhe një hap të tillë po e mendon edhe fqinji i saj Kroacia, e cila ka nisur diskutimet konkrete me Rusinë për blerjen e vaksinës Sputnik V .
Top Channel