Itali/ Nëna ndërroi jetë nga Covid-19, djali denoncon: I kanë vjedhur vathët prej ari me gur diamanti

17/02/2021 11:25

Itali – Humbja e sendeve personale të pacientëve që humbin jetën nga koronavirusi është kthyer në shqetësim për familjarët. Djali i një pacienteje ka denoncuar se janë zhdukur bizhuteritë prej ari të bardhë të nënës së tij të ndjerë.

Ajo ishte shtruar në pavijonin Marchiafava në spitalin San Camillo, Romë, ku humbi edhe betejën me Covid-19. Djali, i identifikuar si Mirko Marsella kishte shkuar për të mbledhur sendet personale, por në qesen plastike kishte vetëm disa veshje, por mungonin vathët.

“Ajo që ndodhi me ato vathë është një mister. Unë kam prova që nëna ime hyri në spital me ato vathë. Sa herë që më dërgonte foto nga spitali, ajo i kishte ato”, tha Marsella, raporton media italiane ‘La Republica’.

Sipas tij, dikush ia hoqi në momentin që ndërroi jetë. I thanë se nuk kishin parë asnjë palë vathë, por djali nuk  dorëzua dhe kontaktoi avokatin e tij, i cili i tha të presë dhe të thërrasë karabinierët.

“Unë nuk e firmosa fletën ku duhet të kisha konfirmuar praninë e të gjitha sendeve personale të nënës sime”, shton Marsella, i cili priti karabinierët para spitalit.

“Unë mblodha sendet e tjera, po përgatis një letër  dhe nesër në mëngjes do të shkoj të paraqes një ankesë: ato vathë prej ari të bardhë, të cilat kishin një diamant të vogël, ishin një dhuratë dhe thoshte që donte t’i mbante me vete edhe në arkivol”, tha Marsella, i cili pretendon se ia kanë vjedhur.

Pak para Krishtlindjeve, vajza e një 68-vjeçari nga Fondi, i cili gjithashtu vdiq në San Camillo për shkak të Covid-19, shkoi në spital duke kërkuar që unazën e martesës dhe ato pak pasuri që babai i saj kishte me vete. Por asaj i kishin thënë se nuk kishte asnjë gjurmë nga ato objekte. Të gjitha ishin zhdukur, së bashku me rrobat dhe syzet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA