
Një shofer furgoni me origjinë shqiptare është arrestuar në Britani pasi u ndalua rrugën “A50” në Derbyshire.
Ai u ndalua nga policia sepse kishte thyer rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë kontrollit, u zbulua se kishte hyrë në Britani para gjashtë muajsh në mënyrë të paligjshme me anë të një kamioni.
Furgoni i bardhë tip “Mercedes” me të cilin po udhëtonte u sekuestrua nga oficerët e policisë. Ndërsa shqiptari u vu në pranga dhe do të dërgohet në gjykatë për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, ndonëse nuk u raportua se për çfarë bëhej fjalë konkretisht.
Policia tani ka bërë marrëveshje me autoritetin e imigracionit që njeriu të transportohet në një qendër paraburgimi, tha një zëdhënës i policisë.
Top Channel