![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/fefafe41-4e49-4168-8a9a-7e93463851ab_w1023_r1_s_hd-800x450.jpg)
12/02 22:32
Ankara -Prokurorët turq ngritën hetime ndaj deputetit holandez të ekstremit të djathtë Geert Wilders lidhur me një postim në mediat sociale në të cilën fyen Presidentin e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Kryeprokurorit Publik në kryeqytetin Ankara në një deklaratë theksoi se hetimi ku përfshihej Wilders, i cili kryeson Partinë për Liri, u hap për shkak të një postimi në Twitter “i cili përfshin një fotografi dhe fyerje të shkruara në lidhje me presidentin Recep Tayyip Erdoğan më 15 shkurt”.
Top Channel