Tornadoja `nga ferri`/ Banorët, nuk e kemi parë kurrë një gjë të tillë

16/02/2021 16:50

Të paktën tre vetë humbën jetën kur një tornado e përshkruar nga vendasit si “ e pazakontë”, u përplas mbi një qytezë të Karolinës së Veriut, ndërkohë që në Teksas qindra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike në temperature shumë gradë nën zero.

Tornadoja shkaktoi edhe 10 të plagosur pasi goditi juglindjen e kontesë Brunswick. Ajo shkatërroi shtëpi, rrëzoi linjat e energjisë e shkuli pemë nga rrënjët.

Banorët mbetën të traumatizuar. “ Nuk e kemi parë kurrë më parë një gjë të tillë. Shkatërrim gjithandej. Procesi i rimëkëmbjes ka për të qenë shumë i gjatë”, shkroi në rrjetet sociale sherifi i kontesë, John Ingram.

Ekipet vendase të emergjencës thonë se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja. Ingram sqaroi se kërkimet për të zhdukur kanë nisur me urgjencë dhe do të intensifikohen gjatë ditës. Ai i kërkoi njerëzvë të shmangin zonën e goditur teksa punonjësit e ndihmës po përpiqen të pastrojnë rrugët e po kërkojnë për viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA