Problemi në hotel detyron të infektuarit me Covid-19 të largohen, njëri del me qese plehrash në kokë (FOTO)

16/02/2021 11:03

Të infektuarit në një hotel karantinë në Melbourne të Australisë janë evakuuar për shkak të një problemi me ujin.

Mëngjesin e së martës, personat që po qëndronin të izoluar pasi ishin të infektuar me Covid-19, u detyruan të linin dhomat për të shkuar në një tjetër hotel.

Një prej të infektuarve, 31 vjeç, doli nga hoteli me qese plehrash në kokë pasi nuk kishte veshje mbrojtëse dhe duhet të shmangte përhapjen e sëmundjes.

Hoteli akomodonte personat që rezultonin pozitiv ndaj Covid-19 dhe kishin simptoma apo kishin nevojë për trajtim mjekësor.

Evakuimi erdhi ndërsa kryeministri Daniel Andrew konfirmoi planet për të krijuar një ‘qendër karantine’ si ajo në Howard Springs ndërsa qeveria po përpiqet të fusë hotelet në programet e karantinimit.

Andrew refuzoi t’i jepte fund bllokimit aktual pesë-ditor, ndërsa Victoria regjistroi dy infeksione të reja të koronavirusit, të cilët janë anëtarët e familjes së një rasti të konfirmuar më parë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA