Uganda, si shumë vende të tjera të Afrikës Nënsahariane po përballet me sfida të shumta në sigurimin e cilësisë dhe aksesimit të edukimit bazë te fëmijët dhe adoleshentët.
Në një raport të kryer nga Organizata e Kombeve të Bashkuara vetëm 1 në 4 fëmijë arrin ta përfundojë arsimin fillor dhe vetëm 40% e tyre në fund arrijnë të jenë të aftë të lexojnë. Fëmijet me aftësi të kufizuara janë të përjashtuar nga arsimi zyrtar pasi ka mungesë të mësuesve dhe pajisjeve të përshtatshme për këtë kategori individësh. Gjithashtu, mjediset e shkollës, për shkak të infrastrukturës tepër të dobët, luajnë një rol në largimin e fëmijëve nga shkolla.
Një tjetër statistikë shokuese e nxjerrë nga raporti tregon se afro 24% e nxënësve në shkolla kanë pasur eksperienca të abuzimit seksual brenda tyre.
Megjithatë, Organizata e Kombeve të Bashkuara me anë të UNICEF ka bërë përpjekje në përmirësimin e situatës në vendin afrikan. Në këtë aspekt, UNICEF është fokusuar në tre fusha:
Zhvillimi i fëmijërisë së hershme
Cilësia e edukimit bazë
Zhvillimi në adoleshencë
Top Channel