“Kanë lindur me skitë në këmbë”, është shprehja e përdorur për norvegjezët. Por më mungesën e borës së mjaftueshme, dhe pandemisë që ka pllakosur këto kohë, shumë nuk e kanë pasur mundësinë të ushtrojnë sportin e preferuar.
Për këtë arsye, autoritetet janë angazhuar me të gjithë forcat t`i çojnë borën dhe pistat e skive në qendër të Oslos…
“Njerëzit nuk lëvizin dot lirisht, ndaj vendosëm që pjesën e trye të preferuar të dimrit tua sjellim ne këtu në qytet. Arsyeja përse duam ta bëjmë këtë është që të shmangim grupet e mëdha. Është mënyra më e mirë që të inkurajojmë njerëzit të përdorin mjediset lokale me të afërmit dhe fëmijët. Nga ana tjetër nuk do t`u duhet as që të udhëtojnë, sepse do t`I kenë praktikisht pistat e skive `përpara derës`”.
Për të dërguar sa duhet borë në qytet, kamionëve u duhet të bëjnë 8 deri në 10 udhëtime në ditë. Njerëzve kjo ide u ka pëlqyer.
“Që të shkosh deri në pistat e skive është një rrugë e gjatë. Ndërsa tani, i kam vetëm 10 minuta larg nga shtëpia. Është bukur, dhe shumë praktike!”.
Katër parqe të Oslos, përfshirë dhe atë që i përket pallatit mbretëror, janë mbuluar tashëm më borë të sjellë artificialisht, dhe banorët nuk mund të ishin me të ngazëllyer!
Top Channel