Indi/ Autobusi përfundon në kanal, ndërrojnë jetë 40 persona

16/02/2021 14:52

Të paktën 40 persona kanë ndërruar jetën pasi një autobus ka përfunduar në një kanal në Madhya Pratesh, Indi.

Rreth 60 persona ishin në bord kur autobusi i mbushur plot devijoi nga ura dhe ra në kanal të martën në rrethin Sidhi. Zyrtarët thonë se shtatë pasagjerë, përfshirë shoferin, arritën të notonin në breg. Ekipet e kërkim shpëtimit kanë nisur kërkimet për pasagjerët e tjerë, raporton BBC.

Qeveria ka urdhëruar që të hetohet aksidenti. Dëshmitarët thonë se shoferi humbi kontrollin dhe goditi bordurën e urës përpara se të binte në kanalin Sharda.

Dy ministra po shkonin në vendin e aksidentit për të monitoruar përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit. Kryeministri Indian Narendra Modi ka bërë një postim në Tëitter, ku shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA