LIVE/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë me raketa Teheranin. Kaos dhe reagime të njëpasnjëshme, Netanyahu: Është koha…! Trump: Regjimi iranian kërcënim
Midis marsit dhe nëntorit të vitit 2020 kishte 450 mijë më shumë vdekje në Bashkimin Evropian krahasuar me të njëjtën periudhë midis vitit 2016 dhe 2019.
Sipas ANSA-s, rritja e vdekshmërisë arriti kulmin në prill të vitit 2020.
Një rritje pak më e ulët e vdekshmërisë në Bashkimin Evropian u regjistrua midis majit dhe korrikut gjersa një rritje e re e konsiderueshme ndodhi në fund të gushtit dhe fillimin e shtatorit, e cila përkon me valën e re të pandemisë.
Rritja më e lartë e vdekshmërisë u regjistrua në nëntor, e cila ishte 40% më shumë se në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.
Agjencia Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se që nga fillimi i pandemisë COVID-19, 495,716 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit në territorin e BE-së.
Top Channel