25/11 13:24
Autoritetet bullgare njoftuan se kanë konfiskuar rreth 400 kilogramë drogë të llojit heroinë në portin e qytetit Varna.
Droga u gjet e fshehur në një anije që udhëtonte nga Dubai. Anija transportonte materiale ndërtimi nga Irani, raporton DPA.
Vlera e drogës së konfiskuar arrin në rreth 22 milionë dollarë. Ngarkesa ishte e destinuar për një kompanisë bullgare. Policia ka arrestuar pronarin e kompanisë dhe gjithashtu një polic të doganës.
Ata mund të dënohen deri në 15 vjet burgim.
Bullgaria gjendet në të ashtuquajturën Rruga Ballkanike e trafikut të drogës, e cila përdoret nga grupet kriminale për të furnizuar Perëndimin me drogë nga Azia dhe Lindja e Mesme.
Top Channel