“13 mijë dollarë që të dalësh”/ Prokurorët i vënë “gjobë” kryeopozitarit

16/02/2021 11:39

Prokurorët rusë kanë kërkuar që kritiku i Kremlinit, lideri i opozitës Aleksei Navalny të gjobitet me 950,000 rubla ose 13,000 dollarë për shpifje ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore, i cili ka marrë pjesë në një video promocionale të organizuar nga Kremlini.

Navalny është tallur me njerëzit në atë video, duke i quajtur “tradhtarë të korruptuar”, thanë prokurorët. Shpifja sipas ligjit rus është e ndëshkueshme deri me dy vjet burgim.Veteranët e Luftës së Dytë Botërore respektohen nga shumica e rusëve dhe kritikat ndaj tyre janë të papranueshme në shoqëri.Procedurat e 16 shkurtit përbëjnë përpjekjet e fundit që Navalny të mbetet hekurave.

Ai vetë dhe aleatët e tij i shohin të tilla lëvizje si të motivuara politikisht dhe me qëllimin e vetëm që ai të mos dalë nga burgu. Aktivisti i njohur është është dënuar me gati tre vjet burgim, pasi gjyqtari vendosi se ai kishte shkelur rregullat e dënimit me kusht kur qëndroi në Gjermani për kurim pas helmimit me agjent nervor.

Shumë shtete perëndimore e kanë dënuar burgosjen dhe helmimin e tij, për të cilin janë fajësuar agjentët e sigurisë. Navalny dhe organizata e vet, Fondacioni Kundër-Korrupsionit, janë gjobitur edhe të kaluarën.Këto përpjekje konsiderohen tentative për të falimentuar anëtarët e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA