Rezultatet zhgënjyese në zgjedhje, ofron dorëheqjen nga LDK Isa Mustafa
15/02/2021 14:50
Isa Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga roli drejtues i LDK-së pas rezultatit dëshpërues në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje. LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.
Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.
Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%
Top Channel