Roskovec – Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Roskovec të Fierit, në një mobileri. Top Channel mëson se grabitësit janë pikasur nga kushëriri i pronarit.
Sipas policisë mobileria që ra pre e grabitjes është në pronësi të Arben Çepele, rreth 65 vjeç i cili është njoftuar nga kushëriri i tij pasi ka pikasur grabitësit.
Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, i cili mban të njëjtin emër si ai, Arben Çepele, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër, që grabitet familja Cepele. Herën e parë hajdutët janë larguar pa mundur të marrin asgjë, pasi i zoti i shtëpisë ka qëlluar me armë zjarri çifte, të cilën e ka me leje.
Top Channel