Pas rekomandimit të komitetit teknik të ekspertëve që sezoni i provimeve të zgjatet për të realizuar kombinimin e procesit të testimit edhe në auditore edhe online, ministrja e arsimit Evis Kushi reagoi më pas duke zbuluar se sezoni i provimeve do të jetë më shumë se 45 ditë për të parandaluar grumbullimet në universitete, si dhe deklaroi se vendimi për mënyrën e zhvillimit të provimeve do të jetë në dorë të vetë  drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë.

Në ato raste kur provimi është i pamundur të zhvillohet online për specifika të lëndës, sipas vlerësimit të vetë universitetit provimi mund të zhvillohet në auditore. Të gjithë studentëve që nuk do marrin pjesë në këtë sezon tiu ofrohet mundësia për një sezon tjetër shtesë të ndërmjetëm në varësi të situatës së përmirësimit të pandemisë.

Por rikthimi në auditore duhet të bëhet pas garantimit të protokollit të masave anticovid si dhe universitetet duhet të hartojnë sa më parë  një rregullore të posaçme për studentët dhe pedagoget.

Ndarja e studentëve duhet të bëhet në grupe e ndarje të ndryshme. Numri i studentëve në sallë duhet të jetë jo më shumë se 15 veta në distancën e nevojshme. Maska e detyrueshme dhe higjienizimi pas provimit i nevojshëm.

Më tej, ministrja Kushi sugjeroi që studentët të mos penalizohen në pjesëmarrjen e provimeve bazuar në mungesat e marra gjatë mësimit online prej vështirësive të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA