Për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit shqiptarët do të votojnë jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin.
Ndryshe nga proceset e shkuara zgjedhore formati i fletës së votimit do ketë një dizajn të ri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton 5 variante, njëri ndër ta i ngjashëm me fletën e votimit e cila do të përdoret në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Fleta e votimit ndahet ne dy pjesë. Në njërën anë është rreshtuar partia politike apo koalicioni ndërsa në anën tjetër zgjedhësve u kërkohet të shprehin preferencë për kandidatin me numrin përkatës.
Edhe në 4 opsionet e tjera fleta e votimit ndahet në dy pjesë, por në dy modele kandidatët shënohen me emër dhe mbiemër dhe jo me numra.
Varianti final i fletës së votimit pritet të vendoset pas datës 24 shkurt ,ditë e përcaktuar për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore. Ndërkohë sot, pranë KQZ-së, kanë bërë kërkesën për registrim partia e Tom Doshit dhe Partia Socialiste .
Top Channel