Një 52-vjeçar është arrestuar pasi transportonte drogë me taksinë e tij në Kurbin.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në makinën tip “Benz” që shërbente si taksi u gjetën dhe u sekuestruan 10.2 kg kanabis. L.H., 52 vjeç, banues në Mamurras të Kurbinit është arrestuar pas informacioneve se po transportonte drogë. Drejtuesi i mjetit, gjatë tentativës për t’u larguar, ka goditur një nga mjetet e policisë.
Lezhë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Taksisti”. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit taksi që po transportonte lëndën narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disaditor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: L.H., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Shërbimet e Policisë, mbi bazën e informacionëve të disponuara se me një mjet taksi po transportohej lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe në Milot, kanë identifikuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i mjetit, gjatë tentativës për t’u larguar, ka goditur një nga mjetet e shërbimeve të Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip “Benz” që shërbente si taksi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis sativa. Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel