TIRANË- Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar lidhur me mbledhjen që pritet të bëjë Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë Covid-19.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalo ka theksuar se Komiteti Teknik sugjeron masa, ndërsa vendimet e prera i merr Ekzekutivi.
“Kohë kovidiane…..10.02.2021….Të vërtetat shpesh bishtnohen sepse ato janë “pak të idhta”, për veshët e individëve dhe organizmave vendim-marrëse në këtë vënd, ose sepse me të abuzohet nga kedashësit apo keqbërësit ndaj progres-sjedhjes në këtë vend….Më 31.01.2020 me një Vendim të Ministres së MShMS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e MShMS, për të debatuar e ndërmarë inisiativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19…. Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita….Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, pëpara se mbi bazën e tyre të meren VENDIME nga EKZEKUTIVI…Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos…. MOS ABUZONI me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…” Jepini Çezarit atë që i përket atij….E thënë shkurtazi e qartazi…. Together forever!!!”, shkruan mjeku Kalo.
Top Channel